E Shtunë, 31 Tetor 2026

New, York, më 9 shkurt takimi për çështjen e emrit të Maqedonisë

Më 9 shkurt në Nju Jork është caktuar zyrtarisht mbajtja e takimit të palëve negociatore për kontestin e emrit, me ndërmjetësimin e përfaqësuesit të OKB-së, Metju Nimiç.
 

Zyra e ambasadorit Nimic bëri të ditur se më 9 shkurt do të mbahet takimi midis palës negociatore të Shkupit të udhëhequr nga Zoran Jolevski dhe palës greke të udhëhequr nga Adamantios Vasilakis.
 

Paraprakisht mediat greke njoftuan për mbajtjen e këtij takimi në fund të këtij muaji, por shtyrja e datës është bërë me kërkesë të Athinës zyrtare.
 

Ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimiç pritet që gjatë këtij takimi të njihet me qëndrimet e reja të të dyja palëve të perfshira në këtë kontest por edhe përparimet e arritura nga takimet e dy kryeministrave, Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu.

Mediat greke kanë bërë të ditur se Nimic do të bëjë presione për përshpejtimin e negociatave për gjetjen e kompromisit për zgjidhjen e kontestit të emrit të Maqedonisë.
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›