E Diel, 1 Nëntor 2026

Kroaci, shkon në dy numri i viktimave nga virusi A/H1N1

Rikthehet rreziku nga virusi A/H1N1 në Kroaci. Sipas mediave kroate një 55-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në një spital të Zagrebit pasi ishte infektuar me gripin e derrit.
 

Ndërkohë, Ministria e Shëndetësisë kroate njoftoi se në spitalet e vendit regjistrohen përditë të sëmurë me simptomat e gripit.
 

Ministri i shëndetësisë Darko Milinoviç ka ftuar qytetarët që t`i nënshtrohen vaksinimit për të shmangur rrezikun e përhapjes së virusit.
 

Ndërkaq pas vdekjes së djeshme të 55-vjeçarit shkon në dy numri i viktimave të virusit A/H1N1 në këtë vend.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›