E Shtunë, 31 Tetor 2026

Busek: Ndarja të diskutohet “qosheve”

Ish-Koordinatori i Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, Erhard Busek, ka deklaruar se për ndarjen e Kosovës duhet të diskutohet "qosheve", që mediat të mos bëjë zhurmë për këtë. Megjithatë, ai pranon se ky skenar është i pamundur, derisa pala shqiptare dhe ajo serbe nuk ulen në të njëjtën tavolinë për të biseduar direkt për këtë çështje.

"Kjo është një zgjidhje e qëndrueshme për Kosovën. Unë e kam propozuar atë (idenë e ndarjes së Kosovës), sepse nuk jam i sigurt nëse kosovarët janë të gatshëm për të ardhur deri tek kjo”, ka thënë Busek për ditoren Politika

“Aktualisht, autoritetet shqiptare në Prishtinë nuk janë të gatshme për këtë, por mund të jetë një alternativë” ka theksuar Busek.

Busek nuk beson se ndarja e Kosovës do të shkaktonte probleme tjera në rajon, si p.sh. në Bosnje dhe Hercegovinë.

“Kosova nuk ka lidhje me Bosnjën. Këtu problemet janë ndryshe. Në Bosnje duhet që partitë e ndryshme politike të pranojnë se e kanë një shtet të përbashkët dhe ta duan atë shtet” ka shtuar më tej Busek.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›