E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tiranë, policia zbardh vdekjen e 32-vjeçares

Policia ka zbardhur vdekjen e 32-vjeçares Aurora Trashani. Sipas policisë 32-vjeçarja është vrarë me thikë dhe më pas autori i ka vënë flakën shtëpisë në mënyrë që vdekja e saj të dukej aksidentale.
 

Ngjarja ka ndodhur mesditën e djeshme në afërsi të “Zogut të Zi” në kryeqytet ku 32-vjeçarja u gjet e vdekur në banesën e saj. Kanë qenë fqinjët që kanë lajmëruar policinë e Tiranës e cila më pas ka kërkuar ndihmën e zjarrfikëses për të futur në brendësi të apartamentit të 32-vjeçares nga Shkodra.
 

Në fillim u dyshua se shkak i vdekjes së saj mund të ishte bërë asfiksimi pasi një ngrohëse me gaz ishte lënë pranë krevatit ku ndodhej edhe trupi i pa jetë i 32-vjeçares. Mendohej se tymi i zjarrit si dhe gazi i lëshuar nga ngrohësja mund të kishin sjellë edhe asfiksimin e sajpor pas hetimeve të policisë rezultoi se 32-vjeçarja ishte vrarë.  Ndërkohë policia ka nisur hetimet për identifikim dhe kapjen e autorëve të ngjarjes.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›