Shpërthim në Bagdad, 13 viktima, 32 të plagosur
Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe mbi 32 të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një autobombe në Irak.
Ngjarja ndodhi në Mukdadija, një zonë në verylindje të Bagdadit
Lajmin e raporton televizioni Al Xhazira që shton se nga shpërthimi morën flakë mbi 30 mjete dhe u dëmtuan disa dyqane.
Ndërkaq, policia lokale ka ngritur disa postblloqe në të gjithë qytetin pas lajmërimit për një sulm tjetër.