Shpërthim në Belfast
Një bombë ka shpërthyer sot në Belfast, kryeqytetin e Irlandës së Veriut, në afërsi të ndërtesës së shërbimit të fshehtë britanik, MI5. Sipas zyrtarëve, lënda shpërthyese ka qenë e vendosur në një taksi.
Sipas policisë së Irlandës Veriore, nuk ka pasur të lënduar si pasojë e këtij shpërthimi.
Sulmi ndodhi në momentin kur po vazhdojnë përpjekjet më të reja paqësore në Irlandën e Veriut.
Në natën mes të dielës dhe të hënës, kompetencat në fushën e policisë dhe të drejtësisë janë bartur nga duart e autoriteteve të Britanisë tek ato të Irlandës së Veriut, provincë kjo e cila për herë të parë në historinë e saj tash e tutje do të ketë edhe një Ministër të Drejtësisë.
Supozohet se sulmi më i ri është ndërmarrë nga kundërshtarët e procesit paqësor në Irlandën e Veriut, të cilët nuk të paktë në radhët e protestantëve dhe të republikanëve të krishterë.