Shpërthim në Ferronikel, plagosen dy punëtorë

Nga Express më 08 qershor 2011 në ora 11:35
Së paku dy punëtorë janë lënduar pas një shpërthimi të fuqishëm, që ka ndodhur në mesnatë në Ferronikel.
Shpërthimi i ndodhur në furrën elektrike ka zgjatur më shumë se 15 minuta dhe është dëgjuar edhe në lokalitetet e afërta me këtë fabrikë, raporton KTV.
Policia ka urdhëruar evakuimin e përkohshëm të banorëve, deri në kalimin e rrezikut.
Menaxhmenti grek i Ferronikelit nuk ka lejuar ekipin e KTV-së që të xhirojë në vendin e shpërthimit, duke minimizuar atë që ka ndodhur.
Por punëtorët kanë thënë se janë kushtet e punës dhe mospajisja adekuate që kanë shkaktuar shpërthimin.
Policia e Kosovës ka nisur hetimet për atë që kanë ndodhur e që e sheh si shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.