E Diel, 1 Nëntor 2026

Rigjykimi i Haradinajt mund të zgjasë 13 muaj

HAGE- Gjatë kësaj jave në Gjykatën e Hagës do të zhvillohet konferenca rreth procedurave kundër Ramush Haradinajt, kur do të dihet se në cilën datë do të nisë rigjykimi i tij, njoftojnë mediat kosovare.

Kryetari i Gjykatës së Hagës, Patrick Robinson thotë se ky proces do të zgjasë përafërsisht 13 muaj nga dita e fillimit. Prokuroria synon të thërrasë 57 dëshmitarë. Në kohëzgjatjen e rigjykimit ndikon edhe përfshirja e gjykatësve në më shumë se një rast. Ka mungesë edhe të përkthyesve.

Gjykimi ndaj Ramush Haradinajt dhe dy bashkëluftëtarëve të tij mund të zgjasë më shumë se që është pritur.

Në Raportin e kryetarit të Tribunalit të Hagës, Patrick Robinson, që është debatuar të hënën në një seancë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, sipas gazetës “Express” thuhet se ende nuk ka datë të caktuar se kur mund të nisë rigjykimi i pjesshëm ndaj tre ish-oficerëve të lartë të UÇK-së, por është dhënë një vlerësim se ky proces mund të zgjasë përafërsisht 13 muaj nga dita e fillimit.

Kreu i Tribunalit ka dhënë disa arsye për kohëzgjatjen e rigjykimit.
Një nga faktet kryesore për këtë është numri i madh i dëshmitarëve të cilët Prokuroria mund t’i sjellë për të dëshmuar në gjykatë.

“Më 6 dhjetor 2010, Prokuroria ka deponuar raportin e saj paragjyqësor dhe listën e dëshmitarëve dhe provave, duke bërë të ditur se synon të thërrasë 57 dëshmitarë”, thuhet në Raportin e Robinsonit, i cili të hënën ka folur para anëtarëve të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rigjykimi i Haradinajt mund të zgjasë 13 muaj

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›