E Diel, 1 Nëntor 2026

Tadic: Marrëveshjet teknike me Prishtinën brenda 30-40 ditëve

BRUKSEL- Serbia mund të nënshkruaje marrëveshjet teknike me Kosovën brenda 30 apo 40 ditëve të ardhshme. Ka qëne kjo deklarata e presidentit të Serbisë Boris Tadiç, e bërë sot në Bruksel, ndërsa ka shprehur gatishmërinë për të përmbushur kërkesën e rradhës së Bashkimit Europian, pas arrestimit të të dyshuarit për krime lufte, Ratko Mlladic.

Dje, Tadiç u takua me presidentin e Këshillit Europian, Herman Van Rompuy, i cili ka shprehur mbështetje për aspiratat Europiane të Serbisë. Por, zyrtarët e BE-së kanë deklauar se Beogradi duhet ende të normalizojë marrëdhëniet me Prishtinën, c’ka përbën një pengesë të rradhës për kandidaturën e Beogradit.

“Nuk është e lehtë të arrihet një progres i shpejtë, por pres që të ketë rezultate në disa fusha, jo nesër por ndoshta në 30 apo 40 ditët vijuese”,- ka thënë Tadiç gjatë një konferencë të organizuar nga Qendra për Politika Evropiane.

Sipas tij Serbia është e gatshme të arrijë një kompromis, por se askush nuk duhet të presë që Beogradi të njohë pavarësinë e Kosovës.
(e.m/NEW24/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›