E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci në interpelancë për autostradën Vërmicë – Mërdar

PRISHTINË- Me kërkesë të lëvizjes Vetëvendosje, kryeministri Hashim Thaçi, do të thirret në interpelancë për të raportuar para Kuvendit në lidhje me ndërtimin dhe shpenzimet për autostradën Vërmicë – Mërdar.

Nga Kryesia e Kuvendit të Kosovës është konfirmuar se kjo seancë do të thirret javën e ardhshme, por nuk është përcaktuar ende dita e mbajtjes së saj.

Mediat kosovare bëjnë me dije se kohë më parë Vetëvendosje ka publikuar një kopje ku ajo pretendonte se ishte kontrata finale e lidhur ndërmjet qeverisë dhe kompanisë amerikano-turke “Bechtel & Enka”, për ndërtimin e kësaj autostrade, por të cilën më pas qeveria e pati cilësuar se nuk ishte versioni final.
(e.m/rel/BalkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›