Shpërthim në Gjakovë, tre të plagosur
Tre persona janë plagosur sot nga një shpërthim në rrugën "Sadik Stavileci" në Gjakovë. Sipas policisë së Kosovës të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gjakovës dhe se gjendja e tyre shëndetësore, sipas mjekëve, është e stabilizuar.
Policia ka deklaruar se një person, për të cilin ka dyshime se ka probleme mendore, është arrestuar dhe mbahet në komisariatin e policisë së Gjakovës.
Policia ka deklaruar se një person, për të cilin ka dyshime se ka probleme mendore, është arrestuar dhe mbahet në komisariatin e policisë së Gjakovës.