E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dita e rinisë, shqiptarët ndihen pesimistë

Në ditën ndërkombëtare të të rinjve shqiptarët ndihen më pesimist se kurrë. Pjesa më e madhe e të rinjve janë të papunë edhe ata që janë në një të tillë e quajnë veten me fat pasi mendojnë se të gjesh punë në Shqipëri është shumë e vështirë pavarësisht nga arësimi i përfunduar. Për sa i përket punës më të sigurt ndihen emigrantet të cilët edhe pse larg vendit dhe dëshirës se tyre aty kanë mundësi të gjejnë një punë në çdo kohë.
Por papunësia duket se është kthyer në një problem mbarëkombëtar. Sipas raportit të ILO-s shkalla e papunësisë së të rinjve në rang botëror ka arritur nivelin më të lartë të regjistruar ndonjëherë dhe pritet të rritet më tej gjatë 2010-ës. Miliona të rinj ekonomikisht aktivë, të moshës 15 deri 24 vjeç, 81 milionë ishin të papunë në fund të vitit 2009 - numri më i lartë i regjistruar deri më sot. Vërehet një rritje me 7.8 milionë më shumë në krahasim me të dhënat botërore për 2007-ën. Shkalla e papunësisë së të rinjve është rritur nga 11.9 për qind që llogaritej në 2007-ën, në 13.0 për qind në vitin 2009.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›