E Shtunë, 31 Tetor 2026

Toni mbështet Gjermaninë në Kampionatin Botëror

Luca Toni ia ka dhënë mbështetjen e tij kombëtares gjermane, në kohën kur këta të fundit po përgatiten për supersfidën e të shtunës ndaj Argjentinës.

"Unë jam i kënaqur që Gjermania po bën mirë. Për mua, ky ekip është i veçantë sepse njoh shumë lojtarë. Unë kam kontakte të shpeshta me Miroslav Klosen. Unë u argëtova me Podolskin sa ishte te Bayerni. Unë gjithashtu kam marrëdhënie të mira me Philipp Lahm dhe Bastian Shweinsteiger. Unë besoj se nëse ata e mposhtin Argjentinën, mund të bëhen kampionë të botës", ka thënë Toni.

Këto komente të Luca Tonit vijnë pak kohë pasi ai e shkëputi kontratën me Bayernin, në mënyrë mjaft jombresëlënëse.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›