E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kaos në Oslo, viktima dhe të plagosur

UPDATE- Një shpërthim masiv bombe ka goditur ndërtesat qeveritare në kryeqytetin norvegjez Oslo, duke vrarë të paktën shtatë njerëz dhe duke plagosur 15 të tjerë. Kryeministri, Jens Stoltenberg e përshkroi situatën si “shumë serioze”.

Bomba u pasua nga një incident i vrasjes me armë zjarri në afërsi të Oslos në një takim të të rinjve të Partisë Laburiste, qe drejtohet nga Stoltenberg.

Mediat norvegjeze thanë se të paktën katër persona u vranë kur një njeri hapi zjarr në drejtim të turmës.

17:40

“Nga ajo që unë kam parë të paktën katër persona janë qëlluar për vdekje. Tani është panik i plotë, pasi shumë të rinj janë duke notuar në det, ne tentativë për t’i ikur agresorit. Ky ka qenë konfirmimi i një zyrtari nordik që ndodhet në ishullin Utøya, ku nje person i veshur si polic hapi zjarr në një grup të rinjsh. Të rinjtë ishin mbështetës të partisë së kryeministrit norvegjez, Jens Stoltenberg, i cili pritej te merrte gjithashtu pjesë në këtë tubim.

Ishulli Utoya

17:10

Televizioni NRK, raporton se tashme policia ka pranuar se ka disa viktima, por pa dhene ende nje numer te sakte. Sipas te njetit burim, policia e kryeqytetit norvegjez ka njoftuar nje konference per shtyp ne oren 17:30, ku pritet te jepen detaje lidhur me shperthimin e pak minutave me pare ne qender te Oslos.

17:00

Një shpërthim në afërsi të selisë së qeverisë ka goditur kryeqytetin norvegjez Oslo, raportojnë mediat vendase.

Dëshmitarët okularë në vendngjarje tregojnë se një makinë ka qenë epiqendra e shpërthimit. Policia, raportojnë mediat vendase, është duke larguar njerëzit dhe gazetarët pranë vendit të shpërthimit, nga frika e shpërthimeve të tjera.

Nga shpërthimi u përfshi zyra e ministrit të Norvegjisë, Jens Stoltenberg, e cila ndodhte në katin e 17-të. televizioni shteteror norvegjez, njoftoi se kryeministri nuk eshte lenduar dhe eshte i sigurt. Ministria e Naftës është përfshirë nga flakët, nderkohe qe raportimet e para flasin se kjo ministri mund te kete qene edhe epiqendra e shperthimit.

Sipas raportimeve të korrespondentëve të agjencisë, Reuters, deri tani thuhet se janë 8 persona të plagosur.

Polica dhe zyrtaret vendas nuk pranojne te japin informacion lidhur me shkaqet e shperthimit.

Por sipas Reuters, Norvegjia si vend anëtarë i NATO-së është kërcënuar disa herë nga Al-Qaida për përfshirjen e saj në luftën në Afganistan. Norvegjia ka marrë pjesë gjithashtu edhe në sulmet në Libi, ndaj Muammar Gadafit, i cili pak kohë më parë kërcënoi Evropën se do ta sulmonte, nëse nuk ndalonte bombardimet.

Pamje nga vendi i ngjarjes Shperthimi  1 IMG_1620.JPG shperthimi 4 Shperthimi 5 Shperthimi 6 Shperthimi 7 Shperthimi 8 Vendi i shperthimit. Foto e vogel, makina bombe pas shperthimit. Sh 03 Ishulli Utoya Cover Cover Cover

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›