Vetem gjysma ne takimin e opozites Dule dhe Gjinushi e braktisin serish
Vangjel Dule i PBDNJ-së dhe Skënder Gjinushi i PSD-së mungonin sërish në takimin e përjavshëm të opozitës, ku u diskutua mbi reformën zgjedhore.
Edi Rama shoqërohej nga dy negociatorët e Partisë Socialiste, Gjiknuri dhe Hysi që kanë dëgjuar pretendimet e partive me te vogla opozitare.
Sipas Preç Zogajt, mungesat në takim nuk ishin politike.
Takimi zgjati rreth 2 orë, në selinë e demokristianëve të Nard Ndokës, i cili së bashku me Paskal Milon e Demokracisë Sociale mbanin peshën kryesore përkundrejt socialistëve.
Ky është takimi i dytë i përjavshëm nga i cili Dule dhe Gjinushi qëndrojnë në distancë.
I sotmi ishte një takim i rëndësishëm pasi Rama shoqërohej nga dy negociatorët e PS për ligjin e zgjedhjeve të cilët ishin të gatshëm të dëgjonin pretendimet e partive më të vogla.
Dhe sërish është bojkotuar nga Vangjel Dule dhe Skënder Gjinushi.
Nëse për Skënder Gjinushin është thuajse e pamundur të mendohet një rrugë tjetër përveç asaj të të majtëve, ndryshe ndodh me Vangjel Dulen.
Në zgjedhjet e kaluara, kreu i PBDNJ-së bëri një marrëveshje të pjesshme me socialistët, ndërsa distancimi i tij në takimet e Opozitës së Bashkuar lë të hapur të gjitha mundësitë e zgjedhjes për të, në 2013.
Ndërkohë aleatët e socialistëve në fund të takimit konfirmuan se do të jenë gjithnjë në kontakt për çdo hap që hidhet në negociatat për Kodin e ri Zgjedhor.