Shperthim ne aeroportin e Moskes 31 te vdekur

Aeroporti më i ngarkuar i Moskës, Domodedovo është tronditur nga një shpërthim, ku mësohet se janë vrarë të paktën 31 persona dhe janë plagosur më shumë se 100 të tjerë. Raportimet e para thonë se shpërthimi ka qenë një sulm vetëvrasës. Media lokale sugjerojnë se shpërthimi ka goditur zonën e bagazheve në sallën e mbërritjeve të aeroportit. Shërbimet e ndihmës ndodhen në vendngjarje dhe janë duke dhënë ndihmën e parë të plagosurve.
Aeroporti ndodhet 40 kilometra në juglindje të qendrës së qytetit dhe sipas BBC-së, është mjaft i populluar nga punonjësit e huaj dhe turistët që vijnë të vizitojnë Moskën. Shefi i hetimeve ka deklaruar se shpërthimi është vepër e terroristëve. Presidenti rus, Dimitri Medvedev e ka cilësuar shpërthimin një akt terrorist. Jemi sulmuar dhe duhet të rrisim nivelin e alarmit”, ka deklaruar ai. Sipas urdhërit të tij, është rritur niveli i sigurisë në aeroportet e vendit dhe ne stacionet e trenave. Sipas medias lokale, policia është vënë në kërkim të tre personave të dyshuar se kanë lidhje me sulmin.
Juli Prifti