Faith Thaci jo qeveri me te perfolur. Te hetohen akuzat e Marty

Përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë kanë përforcuar qëndrimin e tyre për të mos përfshirjen në përbërjen e re të qeverisë personat e dënuar më parë nga gjykatat e as personat që aktualisht janë nën hetime. Pas ambasadorit amerikan Kristofer Dell, është Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar në Kosovë Pieter Feith ai i cili kërkon haptas nga Thaçi që lërë jashtë qeverisë njerëzit e partisë së tij ndaj të cilëve po zhvillohen hetime.
Në një intervistë ekskluzive për Alsat Feith tha se do ta kishte shumë të vështirë që të zhvillojë raporte me njerëzit që janë nën hetime, në rast se ata përfshihen në qeverinë e re, për çka ai tha se e ka njoftuar edhe Thaçi.
“Ajo çka më siguri do të ndihmonte në ketë drejtim është që qeveria të përbëhet nga njerëzit që kanë nivelet më të larta të udhëheqjes etike dhe qeverisjes politike. Me fjalë të tjera, ajo çka kërkohet janë njerëz që janë të pastër, që nuk janë të akuzuar, që nuk janë nën hetime, njerëz që kanë aftësi dhe kompetenca teknike për tu marrë me çështjet me të cilat ballafaqohet Kosova, njerëz të cilët e kanë besimin e qytetarëve të Kosovës dhe që gëzojnë besueshmëri edhe jashtë Kosovës. Pra, një qeveri e klasit të parë dhe me nivel të lartë etik dhe politik do të ishte e rëndësishme për të garantuar kredibilitetin dhe legjitimitetin që duam ta kemi” tha Feith.
Feith tha e nuk sheh asnjë arsye për zgjedhje të reja siç po kërkojnë disa forca politike.
“Jo, nuk mendoj se do të ishte zgjidhje sepse Kushtetuta dhe ligjet janë shumë të qarta. Ato thonë se qeveria e re duhet të jetë në gjendje të përmbush mandatin katërvjeçar. Përveç nëse e humbet besimin e parlamentit. Kështu që unë nuk shoh ndonjë nevojë të veçantë për të devijuar nga kjo. Duhet të ketë stabilitet dhe nëse qeveria do të ketë besimin e shumicës në Kuvend ajo do të jetë në gjendje të përmbush ketë mandat” tha Feith.
Feith në këtë intervistë flet edhe për raportin e Dick Martit dhe porosit qeverinë e Shqipërisë dhe Kosovës që të jenë të hapura ndaj çfarëdolloj hetimi që ka të bëjë me këtë raport.
“E di që delegacioni shqiptar është shumë aktiv duke përpjekur që të ndryshojnë raportin dhe konkluzionet që të ketë një rezultat më të balancuar. Përndryshe, këshilla ime siç kam thënë edhe më herët është se një sinqeritet dhe gatishmëri më e madhe për të ndihmuar në çfarëdo hetimi të mëtejshëm do të ishte e mirëpritur. Por po e them sërish se rezultat i kësaj do të jetë që shumë shpejt ose do të shohim fakte ose do të shohim fundin e gjithë këtij diskutimi sepse nuk do të ketë asgjë rreth kësaj çështjeje” tha Feith.
Shefi i ICO-së thotë në këtë intervistë se institucionet e reja duhet të formohen sa më shpejt për t’u përballë me sfidat e shumta të cila po i presin siç janë gjendja në veri, dialogun me Serbinë, gjendja ekonomike dhe sociale e deri tek problemi i liberalizimit të vizave. Ka edhe një sugjerim për përfaqësuesit e ri të Parlamentit të Kosovës që për postin e Presidentit të zgjedhin një femër, e cila sipas tij do ta përmirësonte imazhin e Kosovës para botës.
Bul Salihu