KQZ rezultatet paraprake. PDK fituese ne Mitrovice

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet paraprake për zgjedhjet e 12 dhejtorit në nivel të Kosovës, pas përmbylljes së procesit të rivotimit edhe në komunën e Mitrovicës. Sipas rezultateve të KQZ-Së, Partia Demokratike e Kosovës e kryeministrit në dorëheqje Hashim Thaci prin me 32,40 për qind, e pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës me 24,67 për qind. Partia e tretë më e votuar sipas këtyre rezultateve është Vetëvendosja me 12,55 për qind, pastaj vjen Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës me 11.09 për qind ndërsa e fundit nga subjektet politike shqiptare që do të përfaqësohet në përbërjen e re të Kuvendit të Kosovës është Aleanca Kosova e Re e cila ka marrë 7,22 për qind në këto zgjedhje.
Cikli i stërzgjatur i zgjedhjeve, i cili u përmbyll dje me rivotimin në Mitrovicë do t’i hapë rrugë certifikimit të rezultateve dhe fillimit të negociatave për krijimin e një koaliconi qeveritar.
"Çertifikimi i rezultateve do te behet pasi ti presim afatet ligjore të cilat vlejnë për komunën e Mitrovicës pra rivotimi, afati për pranimin apo për dërzimin e ankesave na është dhënë dhe është deri sot në ora 19:00, të gjithë ata që konsiderojnë se ka parregullsi do të mundë të parashtrojnë ankesa pran panelit zgjedhur për ankesa dhe parashtresa deri sot ne ora 19:00. Pasi që të përfundon ky afat janë afatet ligjore për përgjigjej dhe afatet ligjore që dikush konsideron se ka ndonjë çështje apo nuk e pëlqen vendimin e PZAP-së .Janë përsëri afateve ligjore, pas përfundimit të këtyre afateve ligjore ne duhet të presim që të behet numërimi i votave me kusht, dhe pasi që të behët numërimi i këtyre votave dhe votave me postë pas kësaj do të jemi të gatshëm të bëjmë certifikimin e rezultateve. KQZ-ja bënë certifikimin e rezultateve.", tha Valdete Daka, Kryetare e KQZ-së.
Daka tha se rezultatet përfundimtare do të publikohen pas numërimit të votave me kusht. Rezultatet e shpallura nga KQZ dallojnë për disa për qind me ato të publikuara nga rrjeti i organizatave joqeveritare, Demokracia në Veprim. Sipas rezultateve të Demokracisë në Veprim, PDK në nivel vendi ka marrë 30.85 për qind të votave, LDK 26.37 për qind ,Vetëvendosje 13.30 për qind , AAK 10.51 për qind dhe AKR 8.02 për qind. Pritet që pas shpallje së këtyre rezultateve të kemi edhe reagimet e para të partive politike, nëse ato do të pranojnë këto rezultate apo të të kontestojnë sic kanë paralajmëeruar disa.
Bul Salihu Azhornuar së fundi ( e hënë , 24 janar 2011 )