E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet ne Mitrovice partite flasin per parregullsi

Në qytetin e Mitovicës që nga ora shtatë e mëngjesit ka filluar procesi i rivotimit, që erdhi si rezultatë i parregullësive të ndodhura me 12 dhjetor, të cilat u konstatuan nga Gjykata Supreme e Kosovës, e cila kërkoi përsëritjen e zgjedhjeve në këtë komunë.Deri në mesditë është vërejtur një numër shumë i vogël i pjesëmarrjes së qytetarëve në votime, të cilat pritet të përfundojnë edhe ciklin e stërzgjatur të zgjedhjeve të jashtëzakonshme në Kosovë.

Komisoni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se të gjitha qendrat e votimit janë hapur me kohë dhe procesi ka ecur përgjithësish mirë deri në mesditë. Në Mitrovicë ka gjithsejt 29 qendra të votimit, me 104 vendvotime, ndërsa në listën  e votuesve janë gjithsej 86 834 votues, nga të cilët 71 580 shqiptarë dhe 15. 254 serbë Ministri në dorëheqje i Punëve të Brendshme Bajram Rexhepi ka bërë thirrje për një pjesëmarrje më të madhe të qytetarëve në zgjedhje, ndërsa ka hedhur votën e tij si banor i kësaj komune.

“ Jemi në ditën e rivotimeve në Mitrovicë, edhe pse moti pak me  lige me borë unë besojë se qytetarët do ti përgjigjen obligimit qytetarë, jam shumë i bindur se procesi do të shkoj shumë normal dhe sa më shpejt të përmbyllet ky proces pak më i stërzgjatur dhe të filloj rindërtimi i institucioneve” tha Rexhepi.

Paritë pjesëmarrëse në zgjedhje kanë mbajtur konferencat e tyre të para për shtyp ku kanë shpalosur parregullësitë në disa qendra të votimit. Kështu sipas LDK-së parregullësi janë vërejtur në vendvotimin numër 1102b/13, në Mitrovicë, në kohën e hapjes së vendvotimit, janë raportuar 650 fletëvotime, kurse në orën 12:00 janë konstatur  600 fletëvotime. Nuk është aspak e qartë se çfarë ka ndodhur me 50 fletëvotime.

Në anën tjetër Lëvizja Vetëvendosje ka tërhequr vërejtjen  për  parregullsitë  në shkollën “Migjeni në Mitrovicë, ku sipas saj vëzhguesi i tyre Egzon Jashari është kërcënuar  nga komisioneri i PDK-së Metor Balia. AAK ka bërë të ditur se disa vendvotime në Mitrovicë, kryesisht në Shalë të Bajgores janë hapur me vonesë, për shkak të borës së madhe dhe temperaturave të ulëta.  Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se deri në orën 11:30 në komunën e Mitrovicës kanë votuar 5561 qytetarë me të drejtë vote, apo 6.40 për qind nga mbi 80 mijë votuesit e regjistruar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›