E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim në autobusin me izraelitë në Bullgari. Netanjahu: Vepër e Iranit, do përgjigjemi

Share

Sulm terrorist në një autobus me turistë izraelitë në Bullgari. Gjatë sulmit në aeroportin e qytetit Burgas mendohet se kanë gjetur vdekjen shtatë persona, ndërkohë që 27 janë plagosur.

Mediat izraelite thonë se sipas dëshmitarëve, dikush ka hipur në autobusin e të rinjve dhe më pas ka ardhur shpërthimi gjigand.

Mendohet se sulmi është kryer nga kamikazë.

Sipas Jerusalem Post, izraelitët sapo ishin ulur në aeroport. Mendohet se në autobus ishin 44 persona. Një dëshmitar tha se autobusi fluturoi në ajër.

Ministri i Jashtëm i Izraelit, Avigdor Lieberman ka dërguar një ekip me ekspertë në Bullgari.

Kurse kryeministri izraelit, Benjamin Netanjahu ka fajësuar direkt Iranin për shpërthimin.

Të gjitha shenjat të çojnë tek Irani. Vetëm gjatë muajve të fundit ne kemi parë sulme të iranianëve mbi izraelitët në Tajlandë, Indi, Gjeorgji, Kenia, Qipro dhe vende të tjera, tha ai.

18 vjet ekzaktësisht pas sulmit në një qendër hebrenjsh në Argjentinë, terroristët iranianë vazhdojnë të marrin jetë të pafajshme. Ky është një sulm terrorist iranian që po përhapet në mbarë botën dhe Izraeli do të reagojë fuqishëm kundër terrorit iranian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›