E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbërrin në port trageti me të cilin po udhëtonte presidenti Topi

Share

Trageti ku po udhëtonte presidenti Bamir Topi ka mbërritur në portin e Durrësit me rreth 10 orë vonesë, pasi pësoi një avari. Bëhet me dije se presidenti ka preferuar të qëndrojë në traget, edhe pse autoritetet italiane dhe ato shqiptare i kanë ofruar ndihmë, për të realizuar një transport të shpejtë. Presidenti po kthehej nga Italia në drejtim të Durrësit me tragetin Adriatik 1, i cili ka shfaqur probleme kur ishte 24 milje larg portit të Durrësit. Trageti duhej të ishte kthyer në Shqipëri në orën 08:00 të mëngjesit. Mësohet se problemet trageti i ka pasur në tubat e filtrit.

Kapiteni i portit, Hysni Aruçi, ka deklaruar se trageti është duke udhëtuar me shpejtësi të kufizuar, ndërsa shkak për defektin është bërë përdorimi i karburanti jocilësor.

Mësohet se në traget ishin së paku edhe 250 persona.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›