Shperthim ne cetralin berthamor ne Fukushima

Një ditë pas tërmetit dhe cunamit shkatërrues që goditi Japoninë, shteti aziatik ndodhet në kthetrat e panikut ndaj ekspozimit radioaktiv. Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në centralin bërthamor të Fukishima, aq sa njoftohet se ka shkatërruar veshjen e jashtme të një prej reaktorëve. Si pasojë disa punëtorë janë plagosur, ndërsa re të mëdha tymi janë lëshuar në ajër.
• Shpërthimi, shpallet gjendja e jashtëzakonshme në Fukishima
• Termeti në Japoni, një ditë më pas
Agjencia Ansa njofton se ekziston rreziku që brenda një prej reaktorëv të jetë duke ndodhur një shkrirje, ndërkohë që Agjencia Japoneze e Sigurisë Kombëtare ka evidentuar rrjedhje radioaktive në afërsi të centralit bërthamor në Fukushima. Mendohet që shkrirja të ketë filluar në reaktorin n1 të centralit si pasojë e tërmetit dhe cunamit të ndodhur një ditë më parë në verilindje të Japonisë.
Qeveria ka vendosur evakuimin e banorëve që jetojnë deri në rreth 20 kilometra nga zona e shpërthimit. Sipas ekspertëve është e nevojshme të mbulohet goja dhe hunda me peshqirë të lagur dhe të lahen duart sapo banorët hyjnë në shtëpi. Gjithashtu banorët duhet të evitojnë konsumimin e perimeve, ushqimeve të tjera të freskëta dhe pirjen e ujit nga cezma deri në një njoftim nga autoritet.
Vazhdon të mbetet i lartë alarmi në të gjitha centralet bërthamore, në veçanti në zonën e prekur nga tërmeti dhe cunami ku janë në punë të paktën 10 të tillë. Disa prej tyre janë dëmtuar rëndë nga lëkundjet e forta të 11 marsit.
Kompania Tokyo Electric Power njofton se janë vërejtur probleme edhe në reaktorin n2 të centralit pasi nuk punon sistemi i ftohjes. Impianti në fjalë ndodhet në një distancë 11 kilometra nga i pari. Në fakt në sallën e kontrollit të reaktorit n1 janë vërejtur nivele të larta radioaktiviteti, rreth 1000 herë më të larta se norma e lejuar, ndërsa në zonën jashtë reaktorit niveli radioaktiv është deri në 8 herë më i lartë nga kufiri kritik. Televizioni publik japonez njofton se megjithëse niveli i radioaktivitetit është i lartë, ai nuk përben rrezik për shëndetin publik.
Orët e fundit në Japoni janë rregjistruar shumë lëkundje me magnitudë nga 3-7. Tërmeti më i fuqishëm ka qenë ai i 10.46 sipas orës lokale (2.46 në Shqipëri), me magnitudë 6.4, ka bërë me dije Agjencia Meteorologjike Japoneze. Ky tërmet e ka pasur epiqendrën në afërsi të Fukushimës, në ujrat e Paqësorit në thellësinë 40 kilometra. Ndërkaq numri i viktimave të tërmetit dhe cunamit që goditi një ditë më parë Japoninë vazhdon të rritet.
Elona Mamushi
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 mars 2011 )