E Diel, 1 Nëntor 2026

Termeti ne Japoni nje dite me pas. Ne rritje bilanci i viktimave

Japonezët zgjohen sërish me lëkundje të forta tërmeti një ditë pas katastrofës më të rëndë natyrore në historinë e ishullit. Rajoni bregdetar verilindor u trondit nga një tërmet i shkallës 6.8 ballë. Sipas përllogaritjeve të Qendrës Sizmike Amerikane, epiqendra e tërmetit ndodhej sërish në Sendai. Është e pamundur të thuhet nëse tërmeti  i sotëm ka shkaktuar viktima e dëme të tjera në një kohë kur forcat e shpëtimit ende nuk kanë mundur të japin një bilanc përsa i përket viktimave dëmeve  apo të kërkojnë të humburit.

Bilanci provizor i viktimave tejkalon 1200 pasi forca të ushtrisë zbuluan 400 trupa pajetë në një port në Rikuzentakata. Mbi 200 mijë janë të evakuuarit e alarmi cunami nuk është tërhequr ende në paqësor.

Për të mbijetuarit  në zonat e goditura ka rradhë të gjata për ushqim e ujë. Mbi 5.6 milionë familje kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa mbi një milion të tjera pa ujë. Tokio mund të zhytet në erësirë për shkak të dëmeve të tërmetit në linjat e furnizimit. 

Ka qenë e  pamunur për Japoninë të  përballej me forcat e natyrës për të  ndalur goditjen vrasëse të një muri uji në lartësi prej 10 metrash e që  arriti të penetronte me forcë vrastare e shkatërruese në të paktën 5 km duke thyer ura e diga e duke marrë me vete makina, anije, ndërtesa e madje dhe trena. Tërmeti me fuqi të rrallë shkaktoi dëme të pallogartishme në një vend të pregatitur më së miri për t’u bërë ballë fatkeqsive të natyrës.

Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 mars 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›