E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lufte per naften Gedafi merr kontrollin e rafinerive

Lufta në Libi është përqëndruar në bastionet e naftës. Pas intesifikimit të luftimeve forcat rebelët janë dëbuar nga qyteti verior i Ras Lanuf, thonë raportimet nga vendngjarja. Udhëheqësit rebelë u thanë gazetarëve se luftëtarët e tyre ishin spostuar 20 km nga rrethinat e Ras Lanuf. Forcat qeveritare kanë tani kontrollin e qytetit dhe rafineritë e naftës. Më herët këtë javë forcat pro-Gaddafi rimorën qytetin e Zawiya, 30 milje (48km), në perëndim të Tripolit.

Liga Arabe në një takim urgjent në Kajro diskuton mbështetjen e një zone ndalim-fluturimi mbi Libi. Në komentet e bëra përpara takimit, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Amr Musa, mbështet krijimin e një zone ndalim-fluturimi dhe tha se donte organizata pan-arabe të luante një rol në zbatimin e tij. Lajmi vjen një dite pas Bashkimi Evropian vendosi të  mos veproje ushtarakisht kundër pushtet-mbajtësit libian Muammar al Gaddafi.

Franca dhe Britania e Madhe me kërkesën e tyre në samitin e BE-së për goditje të caktuara nga ajri mbetën të izoluara. Samiti i krizës për Afrikën Veriore kërkoi dorëheqjen e menjëhershme të Gaddafit dhe vendosi sanksione të reja. Opozita libiane u njoh si partner për bisedime, por jo si përfaqësuese e vetme e popullit libian.

Delina Bitraku
Azhornuar së fundi ( e shtunë , 12 mars 2011 )

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›