E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shperthimi shpallet gjendja e jashtezakonshme ne Fukishima

Në Fukushima është shpallur gjendja e jashtëzakonshme. Siguria e banorëve aty është për momentin prioriteti numër një i qeverisë deklaroi kryeministri Naoto Kan pasi vizitoi zonën me helikopter  Kryeministri i bëri apel popullsisë në panik të ruajë qetësinë e të ndjekë udhëzimet ndërsa zëdhënësi i tij në një prononcim për shtyp deklaroi se niveli i rrezatimit në zonën e shpërthimit në Fukushima po bie ora orës. Po kështu dhe presioni në reaktor.

Lajmet megjithatë mbeten kontradiktore e shpesh frangmentare pasi e njëjta zyrë deklaroi se evakuimi nga reaktori bërthamor i Fukushimës duhet të shtrihet në 20 kilometra. Sipas agjencisë së lajmeve Kyodo ka dyshime të forta se në një reaktor ka aktivitet të rrezikshëm bërthamor.

Sipas Tepco, agjencisë që kujdeset për impiantin nuk ka pasur asnjë lloj dëmi pas shpërthimin të sotëm në  centralin një e hetimet do të zbardhin arsyet e shpërthimit të fuqishëm në njërën nga katër centralet japoneze në Fukushima. Dhjetëra  punëtorë u plagosën ndërsa u rrëzua çatia dhe muret e ndërtesës së reaktorit. Në rrethina rrezatimi u rrit njëzetfish.

Në dy centrale të tjera bërthamore niveli i rrezatimit shënonte rritje të vazhdueshme pasi pas tërmetit  ndaluan së funksionuari sistemet e ftohjes në dy reaktorët atomikë. Reaktorët arritën të shuheshin automatikisht pas tërmetit, por sistemet e ftohjes nuk arritën të ulnin temperaturat.

Megjithatë Fukushima nuk i ka shpëtuar ndotjes radio-aktive. Nga centralet bërthamore janë  raportuar rrjedhje e flitet për rrezatim disa mijëra herë më të lartë se normat e lejuara . Për eksepertët është shmangur megjithatë rreziku i 1986 në Cernobil. Në atë rast reaksioni i shpejtë bërthamor bëri që reja ndotëse të  mbulonte shpejt një pjesë të mirë te Europës çka sipas ekspertëve nuk ka gjasa të ndodhë në Fukushima. Gjithë gjithë në Japoni rreziku iminent përfshin 5 reaktorë bërthamorë dhe dy centrale energjetikë.

Delina Bitraku

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›