Shpërthim në fabrikën e KURUM, digjet në furra punonjësi
Shpërthim në metalurgjikun e Elbasanit. Një punonjës në fabrikën e KURUM-it, ka gjetur vdekjen si pasojë e një shpërthimi.
Burime nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se si pasojë e shpërthimit, punonjësi është djegur në furrat e ish-metalurgjikut, duke gjetur vdekjen.
Ndërkaq trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit ku pritet të bëhet dhe identifikimi i tij, ndërsa grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi rrethanat dhe shkaqet në të cilat gjeti vdekjen punonjësi.