E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy të vrarë me armë zjarri në Vlorë e Lezhë

Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Bilinisht të Lezhës, pas një sherri midis të rinjve.

Policia bëri me dije se viktima është shtetasi Danil Bardhoshi 17-vjeç, i cili është qëlluar me armë zjarri, ndërsa i plagosur ka mbetur shtetasi V.M po 17 vjeç. Autorët ende nuk janë arrestuar nga policia, por ata janë identifikuar dhe pritet arrestimi i tyre. Policia po zhvillon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, një tjetër vrasje është regjistruar mbrëmjen e shkuar në qytetin e Vlorës, ku ka humbur jetën një 27-vjeçar. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Rruga e re” në ambientet e një lokali, ku është ekzekutuar në mënyrë mafioze shtetasi Amarildo Delaj, pronar i lokalit.

Paraprakisht thuhet se ngjarja mund të ketë ndodhur për konflikte pronësie. Policia ka nisur hetimet, ndërsa autorët ende nuk janë identifikuar. /Start/

                                                                                             2012-09-05 09:10
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›