E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpërthim në ish-metalurgjik, humb jetën një punonjës

Një punonjës ka humbur jetën pasditen e sotme në linjën e përpunimit të skrapit tek ish-Kombinati Metalurgjik në Elbasan.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se incidenti ka ndodhur si pasojë e shpërthimit të një granate, e cila ndodhej mes metaleve të bëra gati për tu transportuar dhe më pas përpunuar në furrat e shkrirjes.

Viktima është Gjergji Boduri, i cili punonte prej disa muajsh si manovrator, transportonte skrapin nga sheshi i grumbullimit tek furra e shkrirjes.

Ndërkaq trupi i viktimës është dërguar në morgun e qytetit, nga ku mësohet se është dashur ndihma e personave të afërt që e njihnin për të bërë të mundur identifikimin e tij, pasi plagët e marra nga djegia kanë qenë shumë të mëdha.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendin e ngjarjes për të hedhur dritë mbi rrethanat dhe shkaqet në të cilat gjeti vdekjen punonjësi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›