Shpërthim në metronë e kryeqytetit të Bellorusisë

Raportohet se një shpërthim e ka tronditur sot metronë e kryeqytetit bellorus Minsk.
Një dëshmitar okular tha se ka parë tym nga stacioni Oktjabrskaja në qendër të qytetit dhe se viktimat kanë filluar të nxirren mbi sipërfaqe.
Arsyeja e shpërthimit nuk është bërë e ditur.Ministria e Emergjencave e ka konfirmuar shpërthimin.
Agjencia ruse RIA citoi dëshmitarë të kenë thënë se të paktën 10 njerëz janë plagosur.