E Shtunë, 31 Tetor 2026

Viktima nga shpërthimi në Bjellorusi

Shpërthimi i sotëm në metronë e kryeqytetit bellorus Minsk ka shkaktuar viktima dhe të lënduar.

Shpërthimi ndodhi në stacionin Oktjabrskaja, afër zyrës së presidentit Aleksandr Lukashenko.Të paktën 12 njerëz janë plagosur, disa rëndë.

Raportohet se të paktën një njeri i ka humbur të dyja këmbët si pasoje e shpërthimit.

Agjencia shtetërore Belta citoi korrespondentin e saj në vendin e ngjarjes të ketë thënë se disa njerëz kanë vdekur.

Ministria e Emergjencave e konfirmoi shpërthimin, por nuk dha detaje te tjera për shkaqet e tij apo numrin e viktimave.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›