Shpërthim në një fabrikë çimentoje në Fushë Krujë
Një fabrikë çimentoje në Fushë Krujë ka rënë pre e një shpërthimi me eksploziv. Për fat të mirë, nga shpërthimi nuk ka pasur të dëmtuar në njerëz, por vetëm në makineri.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet. Burime pranë policisë bëjnë me dije se dy janë pistat që dyshohen për këtë shpërthim. E para ka të bëjë me konkurrencën, duke qenë se një Fushë Krujë ka një sërë fabrikash çimentoje. E dyta, policia dyshon që shpërthimi mund të jetë vepër e banorëve të zonës, të cilët i kanë kundërshtuar me forcë këto fabrika, për shkak të dëmeve të mëdha që ato i shkaktojnë shëndetit të tyre.