Shpërthim në një familje serbe në Kosovë

Një shpërthim ka ndodhur në një familjeje serbe në lindje të vendit, por pa pasoja në njerëz. Policia kosovare ka deklaruar se shpërthimi i cili ka lënë pas vetes vetëm dëme materiale, ka ndodhur në fshatin Cërnicë të komunës së Gjilanit, në shtëpinë e Milorad Todoroviçit, zyrtar i Partisë Demokratike të Serbisë. Todoroviç, ishte në një periudhë zyrtar i lartë në Ministrinë e kthimit në qeverinë e Kosovës e më pastaj këshilltar i ish ministrit serb për Kosovën Sllobodan Samarxhiç.
Fshati Cërnicë është i banuar me popullatë të përzier. Policia tha se është duke bërë hetime intensive, por është herët të thuhet për autorët apo motivet e mundshmej.
Zyrtarë të qeverisë serbe thanë ndërkaq se ky shpërthim është dëshmi e pafuqisë së institucioneve të Kosovës si dhe policisë dhe paqeruajtëseve ndërkombëtarë, për të ofruar siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës.