E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kodra e Diellit", prej vitesh banorët vuajnë mungesën e ujit

Banorët e Kodrës së Diellit në Tiranë , prej vitesh vuajnë mungesën e ujit. Sipas tyre, prej me shumë se tre vitesh, nëpër rubinetat e tyre nuk ka rrjedhur asnjë pikë ujë. Ata thonë se në mënyrë të vazhdueshme e kanë ngritur këtë problem pranë organeve përkatëse, ndërsa pas premtimeve se do të merren masat për përmirësimin e rrjetit, gjendja ka vazhduar të jetë e njëjtë. Ata ndërkohë detyrohen të blejnë ujë, për të përmbushur nevojat e tyre.
Ajo se çfarë e vështirëson gjendjen është fakti se nuk dihet fajtori. Sipas banorëve, zyrtarët nga Bashkia e Tiranës ia hedhin përgjegjësinë Komunës së Farkës, ndërsa zyrtarët e komunës ia hedhin përgjegjësine bashkisë.
Banorët kanë theksuar se janë në gjendje të paguajnë çfarëdo shume parash, vetëm e vetëm të kenë ujë nëpër rubinetat e tyre.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›