Shpërthim në një naftësjellës në Turqi

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në një naftësjellës në juglindje të Turqisë.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat turke të cilat theksojnë se nga shpërthimi është ndalur njëri nga dy naftësjellësit, që tranportonte naftë nga Iraku për në portet mesdhetare.
Zyrtarët thanë se shpërthimi afër naftësjellësit në qytetin e Idilit në Turqi, kanë shkaktuar edhe zjarr.
Nuk dihen ende shkaqet e shërthimit dhe se kur do të hapet naftësjellësi i dëmtuar.
Kryengritësit kurdë, që luftojnë për autonomi nga Turqia, e kanë sulmuar më parë naftësjellësin.