E Shtunë, 31 Tetor 2026

INSTAT: Rritje në shumë sektorë, përveç industrisë

Instituti i Statistikave deklaroi sot se prodhimi i Brendshëm Bruto u rrit me 3.8 për qind në terma vjetorë në tremujorin e katërt 2011, pasi pati shënuar rritje me 2.6 për qind në tremujorin e tretë dhe 0.5 për qind në tremujorin e dytë.
 

Sipas INSTAT degët që kanë pasur rritje ishin transporti, tregtia, shërbimet e tjera, postkomunikacioni dhe ndërtimi respektivisht me 15.4 për qind, 8.8 për qind, 5.4 për qind, 3.8 për qind dhe 1.2 për qind krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2010.
 

INSTAT thekson se dega që u paraqit me rënie në këtë tremujor krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti të mëparshëm ishte industria me 7.8 për qind.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›