Egjipt, zhvillohet seanca gjyqësore ndaj Mubarakut

Ish-presidenti egjiptian Hosni Mubarak, ndaj të cilit janë ngritur akuza për vrasjen e protestuesve dhe abuzim me pushtetin, u paraqit sot përsëri në gjyq.
Prokurorët pritet të prezantojnë argumentet se Mubaraku dhe bashkëpunëtorët e tij janë fajtorë për vrasjen e më shumë se 800 protestuesve, gjatë kryengritjeve që çuan në përfundimin e sundimit 30 vjeçar të tij.
Gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore forca të shumta policie dhe ushtria ishin vendosur jashtë Akademisë Policore në Kajro, ku po zhvillohet edhe gjykimi.
Mubarak, dy djemtë e tij, ish-ministri i Brendshëm dhe disa oficerë të lartë policie përballen me akuza;korrupsion, bashkëpunim në vrasjen e qindra protestuesve në kryengritjen që solli rrezimin e tij nga pushteti.Gjyqi ishte shtyrë, pasi avokatët mbrojtës kërkuan një gjykatës të ri.
Procesi gjyqësor vazhdon, ndërsa 83-vjeçari Muabarak mbahet në një Spital Ushtarak për t`u trajtuar për sëmundjen e zemrës.