Shperthim ne veri te Mitrovices. RTS Objekti i sulmit makinat e policise

Banoret e qytetit te Mitrovices jane tronditur sot nga nje shperthim i fuqishem qe ka ndodhur ne veri te qytetit te banuar me shumice serbe.Ne oret e para te mengjesit ne afersi te Konvikteve te Studenteve nga persona ende te panjohur per policine eshte hedhur nje mjet shperthyes nga i cili jane demtuar nje numer i madh i automjeteve dhe dyqaneve perreth njoftojne mediat e Beogradit te cilat citojnee burimet e tyre ne veri.
Sipas televizionit shteteror serb- RTS shenjester e sulmit mendohet se kane qene veturat e pjesetareve te Policise se Kosoves.
Shperthimi ne veri vjen pikerisht ne diten kur ne Asamblene e Pergjithshme te Kombeve te Bashkuara diskutohet per Kosoven perkatesisht per projekt-rezoluten e paraqitur nga Serbia e cila eshte ndryshuar rrenjesisht pas presionit te faktorit nderkombetar.
Nje dite me heret ne veri eshte qelluar per vdekje Nazif Mehmeti 31 vjecar. Policia ka gjetur te djegur veturen me te cilen dyshohet se eshte kryer vrasja ndersa familjaret e tij kane hedhur dyshimet tek strukturat paralele serbe qe veprojne ne kete pjese.
Incidenti ne veri eshte denuar ashper nga kryetari i Komunes se Mitrovices Avni Kastrati i cili ka thene se eshte bere praktik qe ne veri te kete provokime dhe tentime per destabilizim te situates ne prag te ngjarjeve te medha per Kosoven.
Bul Salihu