E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci Sdo te kete kurre me bisedime per statusin

Kryeministri Hashim Thaci ka deklaruar se mes Serbise e Kosoves nuk do kete kurre bisedime per statusin apo integritetin e saj territorial. Ne nje fjalim ne Universitetin Kolumbia ne Shtetet e Bashkuara Thaci tha gjithashtu se Kosova dhe Serbia jane fqinje dhe ballafaqohen me sfida te perbashketa dhe ne kete kuader duhet bashkepunim konstruktiv per shume ceshtje te natyres praktike sic jane energjia telekomunikimi transporti ujerat luftimi i krimit te organizuar fati i personave te zhdukur edukimi dhe kthimi i te zhvendosurve.
Kryeministri ka pohuar gjithashtu se ne vend te kerkoje rruge te reja per ti krijuar probleme Kosoves Serbia duhet te ndryshoje politiken e saj dhe te pranoje oferten per paqe bashkepunim dhe partneritet si dy shtete sovrane.
Kryeministri i vendit duke bere nje rezyme te ngjarjeve ne vend dhe proceseve neper te cilat ka kaluar Kosova tha se kane kaluar njembedhjete vite ne liri dhe mbi dy vite nga koha kur ne menyre te koordinuar me bashkesine nderkombetare Kosova eshte shpallur shtet i pavarur dhe sovran.
Thaci theksoi se Kosova eshte shtet multi-etnik dhe ndihet krenar qe Kushtetuta dhe ligjet kosovare i garantojne ne menyre afirmative te drejtat e te gjitha komuniteteve pakice.
Kryeministri permendi faktin qe integrimi i plote i serbeve qe jetojne ne veri te lumit Iber po pengohet per shkak te rolit destruktiv qe Serbise luan ne kete pjese kryesisht permes mbeshtetjes se strukturave paralele ilegale qe vazhdojne te veprojne.
Ai tha se ne aspektin ekonomik Kosova ka trasheguar nje ekonomi te dobet si rrjedhoje e keqmenaxhimit nga sistemi i kaluar dhe demeve te shkaktuara gjate luftes. Megjithate sipas tij ne vitet e fundit eshte punuar shume dhe eshte arritur qe te ruhet nje rritje ekonomike pozitive pavaresisht krizes se rende financiare globale.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›