E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova feston Fiter Bajramin

Qytetaret e Kosoves po kremtojne festen e Fiter Bajramit e cila shenon perfundimin e agjerimit te muajit te shenjte te Ramazanit.Ceremonia kryesore e faljes se Bajramit eshte zhvilluar ne xhamine Sulltan Mehmet Fati e njohur ndryshe si Xhamia e Madhe ne Prishtine prej nga myftiu i Kosoves Naim Terrnava ka ftuar te gjithe besimtaret qe te bashkeveprojne drejt nje shoqerie te shendoshe te paster e te ndershme.

Vellezer te nderuar ne kete dite te vecante dhe momente festive keshtu te gezuar duke kerkuar falje e meshire nga i madhi Zot qe ne asnje moment te mos harrojne begatite e Allahut krijuar per nje mireqenie pergjithshme ne mbare boten. Ju bej thirrje qe te punoni per nje te ardhme sa me te mire te vendit tone qe ne mesin tone te mbreteroj harmonia e solidariteti qe jane virtyte te vetnatyrshmerise se njeriut ne islam. Urime festa e Fiter Bajramit tha Ternava.

Bashkesine Islame te Kosoves me rastin e feste se Bajramit e kane vizituar perfaqesues te institucioneve vendore dhe nderkombetare te cilet kane kerkuar nga qytetaret qe te punojne se bashku per nje te ardhme me te mire.

Duke i deshiruar Bashkesise Islame dhe te gjithe qytetareve myslimane te Kosoves urimet me te mira qe ne mesin e tyre te sundoi dashuria mireqenia harmonia dhe toleranca tha kryetari I kuvendit Jakup Krasniqi.

Une jam shume i lumtur qe sot jam ketu per te festuar me te nderuarin Myfti per Bajram. Per te gjithe Kosovaret urime Bajrami tha ambasadori i Britanise se Madhe Andry Sparks.

Besimtaret e fese islame i ka pergezuar edhe Ipeshkvi i Ipeshkvise se Kosoves Dode Gjergji Te gjithe kemi qene ne feste keto dite edhe katoliket edhe myslimanet. Kjo eshte nje deshmi se ne festojme se bashku ne pranine e njeri tjetrit.
Ne Kosove sic eshte bere tashme tradite ne festen e Fiter Bajramit qytetaret vizitojne te afermit e tyre dhe ndihmojne te varferit dhe te semurit.

Bul Salihu

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›