Shperthim ne veri te Mitrovices

Një shpërthim i fuqishëm është dëgjuar natën mes së dielës dhe të hënës në veri të Mitrovicës.
Sipas të dhënave të mediave kosovare, ngjarja në fjalë, e publikuar në orët e fundit, është diskutuar në një mbledhje të krerëve të strukturave të sigurisë.
Drejtori i policisë rajonale të Mitrovicës, Nexhip Gashi ka deklaruar se agjentët kanë kryer hetime në vendin e ngjarjes, por është ende herët për ndonjë rezultat.
Lidhur me situatën në veri, ai ka nënvizuar se ka të dhëna që sugjerojnë se banorët serbë do të kundërshtojnë Veriu i KosovësBan Ki Moon: Kufijtë të zhbllokohen Barrikadat, KFOR shpreson në bashkëpunim KFOR-i: Do të shfrytëzojmë rrugët tokësore largimin e barrikadave.
Zyrtari i policisë ka bërë të ditur se aktualisht pranë barrikadës në fshatin Zupc janë mbledhur rreth 800 serbë, ndërkohë që 300 të tjerë ndodhen në Banjskë dhe 30 në Jarinje.
Ndërsa komandanti i stacionit policor në jug të Mitrovicës, Avni Zabeli ka deklaruar se forcat e rendit janë të angazhuara për ruajtjen e rendit, sidomos në zonat me popullsi të përzierë dhe në lagjet veriore.
Trupat e KFOR-it u kanë lënë banorëve serbë afat deri të martën për heqjen vullnetare të barrikadave, duke paralajmëruar ndërhyrje në rast të kundërt.
Komandanti Erhard Drews ka deklaruar se shpreson në një bashkëpunim të komunitetit serb, ndërkohë që nga Beogradi kanë ardhur qëndrime të ndryshme.
Zhbllokimi i kufijve u kërkua edhe nga sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, i cili e vlerësoi situatën aktuale si të papranueshme.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova Tahiri optimiste: Bisedimet me Beogradin, në nëntor
Bisedimet ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të ndërprera njëanshëm nga Serbia mund të rinisin në fillim të nëntorit. Bisedimet teknike do të përqendrohen tek energjia, telekomunikacioni dhe bashkëpunimi rajonal për Kosovën.
Jahjaga: Reformë në sistemin e drejtësisë
Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, e konsideron shumë të rëndësishëm reformimin në sistemin e drejtësisë, duke theksuar se përmirësimet në këtë fushë duhet të jenë prioritete institucionale.
Kacin: Integrimi? Beogradi të heqë barrikadat
Për të fituar statusin e kandidatit është e domosdoshme që Qeveria e Serbisë të bëjë thirrje për largimin e barrikadave në veri të Kosovës.
Vetëvritet ushtari i KFOR-it
Një ushtar i KFOR-it është vetëvrarë mengjesin e së dielës në veri të Kosovës.
Mitrovicë, zbulohet një skelet njerëzor
Gjatë punës për zgjerimin e një rruge, pranë vendit ku po ndërtohet spitali i ri i rajonit të Mitrovicës, punëtorët zbuluan një skelet njerzor.
Lajmet kryesore
Fillon pretenca për Gërdecin
Prokuroria: Ylli Pinari organizoi ngritjen e fabrikës
Bllokohet anija me armë
PS, kërkesë Topallit: Masa për Berishën
Sequi: Preferoj gjuhën e BE-së
BB: Legalizimi ka ngecur