E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim pranë ambasadës amerikane në Kolumbi

Në të njëjtën ditë kur presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, ka arritur në Kolumbi për të marrë pjesë në Samitin e Amerikës, një shpërthim ka ndodhur pranë ambasadës amerikane në kryeqytetin Bogota, ndërsa dy të tjerë pranë një stacioni autobusësh në Kartagjenë, vendin ku po mbahet samiti.

Autoritetet policore kanë njoftuar se asnjëri nga sulmet nuk ka shkaktuar viktima në njerëz.

Ndërkohë, pak para arritjes së presidentit Obama, 12 agjentë të Shërbimit Sekret amerikan janë kthyer në SHBA, për shkak të dyshimeve për sjellje të keqe, e cila, sipas disa agjencive të lajmeve, ka të bëjë me përfshirjen me prostituta.

Zëdhënësi i Agjencisë, Edwin Donovan, tha se agjentët ishin zëvendësuar dhe se sigurimi për presidentin Barack Obama nuk do të ketë asnjë mangësi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›