E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ushtria merr peng presidentin e Guinea-Bissaut

Ushtarë në Guinea-Bisau thanë se ata po mbajnë peng presidentin e përkohshëm të vendit dhe ish-kryeministrin, përpara zgjedhjeve presidenciale në këtë vend të Afrikës Perëndimore.

Një zëdhënës ushtarak konfirmoi se ish-kryeministri dhe kandidati kryesor i zgjedhjeve presidenciale, Carlos Gomes i Riu dhe presidenti i përkohshëm, Raimundo Pereira, ishin marrë peng, pas sulmeve të së enjtes në shtëpitë e tyre.

Nënkolonel Daha Bana na Walna u tha gazetarëve se të dy ata janë "mirë".

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara e dënoi grushtin ushtarak të shtetit në Guinea-Bisau dhe tha se qeveria civile duhet të kthehet në pushtet. Këshilli i Sigurimit lëshoi një deklaratë, në të cilën u theksua se anëtarët fuqimisht dënojnë marrjen e pushtetit me forcë nga qeveria legjitime e Guinea-Bisaut nga disa elementë të forcave të saj të armatosura.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›