E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthim pranë fabrikës së çimentos në Fushë Krujë

Fushë Kruja u trondit nga një shpërthim i fuqishëm mbrëmjes e së shtunës. Rreth 200 gramë tritol është vendosur në portën kryesore në një fabrikën çimentoje, aty ku kalon linja hekurudhore në hyrje të saj.

Sipas policisë, ky shpërthimi është regjistruar rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes, ndërsa janë shoqëruar në komisariat 10 persona si të dyshuar. Mësohet se të dyshuarit janë nga fshati Zallë që ndodhet fare pranë kësaj fabrike. Shpërthimi ka qënë i fuqishëm por për fat të mirë nuk ka shënuar të lënduar dhe viktima. Pasojat e tij janë ndiher vetëm në dëme materiale. Ndërsa aksioneri i kësaj fabirke nuk është emri i panjohur për policinë.

Pak ditë më parë ai është marrë në pyetje nga hetuesit për dyshimet mbi një vrasje të një shtetasi të huaj. Ndërkohë mësohet se aksioneri ka patur një konflikt të hershëm me një nga fiset e Fushë Krujës. Kjo fabrikë çimentoje ka qënë edhe më parë në shënjestër për shpërthime të tillë.

Policia bënë të ditur se kanë qënë dhjetra raste që është vendosur tritol në murin rrethues të kësaj fabirke por jo me këtë sasi tritoli. Të shoqëruarit për këtë ngjarje janë duke u marrë në pyejte ndërsa organet e hetimit po punojnë për të zbardhur të vërtetën mbi personat e kësaj ngjarje të rëndë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›