E Diel, 1 Nëntor 2026

Fundjavë tragjike në Bulqiz e Berat, mbyten tre fëmijë

Bulqiz- Tre të mitur kanë humbur jetën tragjikisht këtë fundjavë. Dy fëmijë  janë mbytur në rezervuarin e martaneshit në Bulqiz, ndërsa viktima e tretë është një fëmijë i cili është mbytur në ujrat e lumit Osum.

Siç lajmeruan burime policore, dy kushërinjt 11 dhe 10-vjeçarë, Gj. Dhe R. Rrushi ishin duke u freskuar në rezervuarin e ndodhur pranë banesave të tyre, kur njëri prej të dyve u ndodh në vështirësi dhe edhe i dyti, në tentativë për të shpëtuar kushëririn, u fundos bashkë me të.

Dy kushërinjtë me inicialet Gj. Rushi dhe R. Rushi, 10 vjeç dhe 11 vjeç ishin larguar nga banesa ditën e djeshme dhe familjarët kanë qenë në kërkim të tyre.Vetëm gjatë orëve të vona të natës është arritur gjetja e trupave të tyre.

Berat- Ndërkohë në Berat, i një mitur është zhdukur në ujrat e lumit Osum. Të paktën ky është njoftimi i burimeve zyrtare policore.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës, kur 12-vjeçari Klodian Tafa, nga komuna Poshnje u rrëmbye nga rryma ndërsa po luante me shokët e tij dhe nuk doli më në sipërfaqe.

Prindërit nisën kërkimet personalisht gjatë të gjithë të shtunës, përpara se të lajmëronin policinëte nesermen.

Aktualisht, polumbarë janë angazhuar me kërkimet për trupin e të miturit, ndërkohë që nuk ka më shpresat për gjetjen e tij të gjallë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›