E Diel, 1 Nëntor 2026

Lushnje, treni shtyp një person, s`dihet identiteti i tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Lushjes. Një person ka humbur jetën pasi është shtypur nga treni. Ngjarja ka ndodhur në orën 08.15 minuta është vetëm një kilometër nga stacioni i trenit të Lushnjes. Viktima është rreth 40 vjeç dhe kur ndohur aksidenti ka qënë në shina i pavëmnedshëm.

Edhe pse ky segment është mjaft i populluar nga tregëtar të frutave perimeve, personi nuk ka mundur ti shpëtoj përplasjes. Policia ka mbërritur menjëherë në vengjarje por ende nuk ka mundur të identifikojnë viktimën.

Kjo edhe për shkak se viktima është shpërfyturuar i tëri. Uniformat blu po punojnë për të zbardhur rrethanat në të cilën ndodhi aksidenti ndërsa ka marrë në pyetje makinistin dhe dëshmitarë në këtë vendgjarje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›