Martanesh, mbyten në një rezervuar dy fëmijë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Martanesh, të rrethit të Matit ku 2 fëmijë të moshës 11 vjeç janë mbytur në rezervuar. Ngjarja ka ndodhur gjatë pasdites të së shtunës ku dy fëmijët kanë shkuar në një rezervuar për t`u larë por s`kanë mundur dot të dalin prej andej.
Sipas policisë fëmijët me inicale GJ.R dhe R.R kanë qënë vetëm të dy në këtë rezervuar dhe nuk kanë mundur dot të notojnë për të dalë nga uji.
Banorët kanë qënë ata që kanë lajmëruar policinë. Shumë prej tyre janë futur në këtë rezervuar për ti shpëtuar por ka qënë e pamundur nxjerrja e tyre jashtë dhe për pasojë të miturit nuk kanë mundur t`i shpëtojnë dot vdekjes.