Shpërthim tritoli në oborrin e zyrave të OSHEE në Shkodër, dëmtohen dy mjete

Një shpërthim me tritol ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në oborrin e zyrave të OSHEE në Shkodër.
Shpërthimi ka ndodhur në orën 01:40 në fshatin Bushat, Vau i Dejës, në oborrin e zyrave të OSHEE-së, ndërsa policia njofton se “si pasojë janë dëmtuar dy mjete të OSHEE, të parkuara në oborr”.
Për ngjarjen kanë nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit apo autorëve dhe zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.
/rtsh.al/