Shqipëria në ditë zie, flamuri ulet në gjysmë shtizë për tragjedinë në Greqi, 4 shqiptarë mes 57 viktimave

Shqipëria është sot në ditë zie dhe ka ulur flamurin kombëtar në gjysmë shtizë në nderim të viktimave të aksidentit tragjik në Greqi, ku humbën jetën 57 persona, mes të cilëve edhe 4 shqiptarë.
Përplasja e dy trenave në Greqi u ka marrë jetën 57 personave dhe ka lënë më dhjetëra të plagosur, ndërsa hetimet deri më tani kanë treguar se aksidenti ka ndodhur për shkak të gabimit njerëzor.
Viktimë e kësaj tragjedie kanë mbetur edhe 4 shqiptarët të identifikuar si Ifigjenia Micka, Pavlin Bozo, Joanis Xhollas dhe Klaudia Lata.
Përplasja kokë më kokë e trenit të pasagjerëve dhe trenit të mallrave ndodhi në orën 23.21 të 28 shkurtit.
/rtsh.al/