E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpërthime në Afganistan, të paktën 5 të vrarë

Pesë persona kanë mbetur të vrarë nga pesë shpërthime me bomba, ndërsa janë plagosur dhjetëra të tjerë në disa qytete të Afganistanit.

Ndërkaq burimet zyrtare thonë se dy persona janë vrarë dhe tre të tjerë janë plagosur kur autobusi është qëlluar nga bomba në provincën Helamnd.

Po në Helmand, Forca Ndërkombëtare e NATO-s tha se një person ka humbur jetën dhe dy fëmijë janë lënduar nga shpërthimi i bombës në atë të rrugës.

Nga një viktimë është regjistruar edhe në provincat Uruzgan dhe Kandahar, ku shpërthimet e bombave kanë shkaktuar edhe të plagosur.

Sulmet kanë ndodhur në ditën kur presidenti i ri i Francës, Fransua Holland, po qëndron në Afganistan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›