Gjendet e mbytur nena e dy femijeve
Peshkopi- Gjendet e mbytur ne ujerat e lumit Drin nena e dy femijeve, e cila u shpall e humbur ne rrethana misterioze nga bashkeshorti i saj. Humbja e Miranda Cemallit mesditen e 17 nentorit, vuri ne levizje forcat e komisariatit te policise dhe familjaret per 12 dite me radhe. Trupi i saj u gjet mesditen e djeshme afer fshatit Vaj Mdhej te komunes Muhurr, rreth 10 km larg qytetit dhe vendit ku banonin te afermit. Ekspertet nuk konstatuan shenja dhune ne trupin qe ishte dekompozuar pjeserisht, ndersa hetohet per nje vdekje aksidentale dhe nje vetevrasje ne rrethana e per motive te paqarta te 37 vjecares. Prej 7 vitesh viktima jetonte me bashkeshortin dhe dy femijet, 17 dhe 15 vjec, ne zonen e plazhit ne Durres. Cifti Cemalli kishte mberritur ne fshatin Brezhdan per te vizituar gjyshen e semure. Por mesditen e 17 nentorit, bashkeshorti, Lulezimi, pas kthimit nga qyteti i Durresit se bashku me femijet, denoncoi edhe humbjen e Mirandes qe ishte larguar nga banesa e vjehrrit pa asnje adrese. Forcat e policise e gjeten trupin e pajete siper nje grumbulli zhavorri, sic e kishte nxjerre rrjedha e lumit Drin. Burime zyrtare thane se do te presin pergjigjen perfundimtare te eksperteve te Mjekesise Ligjore, nese gruaja eshte vetembytur apo eshte vrare dhe me pas hedhur ne lum.
Neki Feta
Neki Feta